Sulm nga rebelët në Arabinë Saudite, zjarr dhe tym në një rafineri nafte pranë pistës së Formula 1

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 22:11 | Bota
Sulm nga rebelët në Arabinë Saudite, zjarr dhe tym në

Rebelë huthi të Jemenit kanë sulmuar disa objekte energjitike të Arabisë Saudite.

Një video e publikuar nga Reuters shfaq re tymi dhe zjarr që ndriçojnë qiellin e qytetit Xheda në Detin e Zi. Mësohet se rebelët huthi kanë goditur një stacion për shpërndarjen e produkteve të karburantit që I përkiste gjigandit Aramco.

Nga sulmi janë shkrumbuar dy depo të mëdha, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan se gjatë të premtes rrëzuan disa raketa balistike të lëshuara nga rebelët në Jemen.

Jo larg depozitave ndodhet pista e Formula 1 ku të dielën do të nisë Çmimi i Madh, por përtej shqetësimit të pilotëve, gara është konfirmuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos