Zelensky: I kemi dhënë goditje të forta ushtrisë ruse

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 08:27 | Bota
Zelensky: I kemi dhënë goditje të forta ushtrisë ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, me anë të një video-mesazhi, është shprehur se Ukraina i ka dhënë goditje të forta ushtrisë ruse.

“Gjatë javës së kaluar, forcat tona të armatosura i kanë dhënë armikut goditje të forta, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme”, theksoi Zelensky.

https://a2news.com/2022/03/25/rusia-faza-e-pare-e-luftes-ka-perfunduar/

Presidenti ukrainas shtoi se më shumë se 16 000 rusë janë vrarë, duke përfshirë komandantë. 

“Forcat e armatosura vazhdojnë të zmbrapsin sulmet e armikut, në jug të vendit, në Donbas, në drejtim të Kharkivit dhe në rajonin e Kievit”, deklaroi Zelensky.

Presidenti përsëriti se çdo negociatë me Rusinë duhet të përfshijë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos