Vritet reperi i famshëm amerikan

Nga A2 CNN
1 Prill 2019, 07:39 | Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Anxhelos, ku reperi i famshëm amerikan Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje jashtë dyqanit të tij të veshjeve.

Reperi 33-vjeçar është qëlluar disa herë dhe u shpall i vdekur pasi u dërgua me urgjencë në spital. Ndërsa në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Albumi i reperit ishte i nominuar edhe në Grammy Awards. Shumë personazhe të famshëm reaguan pas kësaj ngjarje që i ka tronditur të gjithë. Një ndër ta ishte edhe Rihanna. “Shpirti im është dridhur nga ky lajm”, reagoi ajo.

Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa në një postim të dielën në “Twitter”, reperi shkroi: Të kesh armiq të fortë është një bekim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos