
Angazhimi me kombëtaret ka lënë jo pak pasoja në Serie A . Disa lojtarë të rëndësishëm për skuadrat pretendente janë lënduar dhe pritet të jenë jashtë fushës së blertë për një kohë relativisht të gjatë.
Marcelo Brozovic, pati një problem muskulor në kofshën e majtë gjatë ndeshjes Austri-Kroaci dhe do të mungojë në duelin me Romën këtë të shtunë. Sipas lajmeve në mediat italiane me shumë gjasa kroati do të rikthehet në fushë pas një muaj dhe vendin e tij pritet ta marrë Kristjan Asllani që do të debutojë si titullar me Interin.
Mungesë e sigurt për Simone Inzaghin është dhe Romelu lukaku i cili pritet të kthehet pas duelit me Romën, në Champions League kundër Barcelonës. Probleme të shumta ka dhe skuadra tjetër e Milanit. Tekniku Pioli duhet të bëjë llogarotë pa një prej lojtarëve kryesorë si portieri Mike Maignan.
Gardiani shtatëlart u dëmtua në muskulin e këmbës së majtë dhe u hoq përkohësisht dhe nga lista e Champions League. Përveç tij tekniku italian e shqetëson dhe mungesa e Theo Hernandez. Mbrojtësi francez la grumbullimin me Francën për shkak të një tërheqje të lehtë në muskuj.
Stafi kuqezi nuk do ta rrezikojë me sfidën ndaj Empolit këtë të shtunë ndërsa shpreson ta ketë gati në Stamford Bridge përballë Chelsit.
Probleme ka edhe për Juventusin e Allegrit, i cili humbet Fabio Mirettin. Mesfushori u largua nga Kombëtarja U-21 për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë.
Lazio është në ankth për Ciro Immobile, i cili nuk luajti as në ndeshjen e fundit me kombëtaren italiane, në Hungari. Italian pësoi një problemi muskulor dhe ende nuk dihet sado të qëndrojë jashtë fushës së blertë.
Atalanta ngre dyshime për Merih Demiral dhe Teun Koopmeiners. Mbrojtësi turk ka një problem muskulore dhe është në dyshim për rinisjen e kampionatit, ndërsa mesfushori holandez ka pësuar një dëmtim në kokë në ndeshjen ndaj Polonisë.
Megjithatë nuk duket aq serioze, pasi sipas mediave italiane ai do të jetë në dispozicion të teknikut Gasperini për ndeshjen me Fiorentinën. (A2 Televizion)