Manaj shënon golin e tretë në Serie A, por “perla" e tij nuk ndihmon ekipin

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 23:43 | Futboll

Rey Manaj shënon golin e tretë në kampionatin Italian me fanellën e Spezias, por nuk arrin t’i dhurojë fitoren ekipit të tij.

Në Bolonja, sulmuesi kuqezi kaloi në avantazh miqtë në minutën e 11-të, falë një goditje me kokë që dërgoi topin si predhë në portën kundërshtare.

Goli i Manajt

Ekipi i tij humbi gjithsesi ndeshjen, sepse Bologna me anë të dygolshit  të Arnautovic përmbysi situatën. Gjithsesi, Specia mbetet në ujëra ende të qeta, ndërkohë që lushnjari po përjeton një moment të mirë të karrierës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos