Vuçiç kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2018, 11:03 | Ballkani
Vuçiç kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka kërkuar mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të vendimit të Parlamentit të Kosovës për themelimin e Ushtrisë.

Pasi qëndroi në afërsi te kufirit me Kosovën për të vizituar trupat e tij, kreu i shtetit serb tha se votimi i së premtes ishte në kundërshtim më rezolutën 1244 dhe kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara e Gjermaninë për mbështetjen që i ofruan Kosovës.

“Jam i gatshëm që si president të shkoj në Këshillin e Sigurimit dhe shpresoj që ‘të mëdhenjtë’ e botës që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk do t’ia shkurtojnë mundësinë një Serbie të vogël që të thotë faktet se si shkelet e drejta në Ballkanin Perëndimorë dhe çfarë rreziqesh kanë prodhuar me vendimet e tyre”, tha Presidenti i Serbisë.

Vuçiç shtoi se vendimi është në kundërshtim me frymën e bisedimeve dhe se shqiptarët e të gjithë ata që e kanë mbështetur, kanë rrezikuar paqen dhe sigurinë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti serb ritheksoi gjithashtu se nuk do të ketë bisedime derisa Kosova të tërheqë tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos