
Vucic pas votimit: Zgjedhjet nuk janë një lojë, qytetarët do të vendosin të ardhmen.
Zgjedhjet nuk janë një lojë, tha presidenti serb Aleksandër Vucic në fjalën e tij, pasi hodhi votën në një prej qendrave elektorale në Beograd.
Ai u shpreh i bindur në fitore dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive, siç tha për të garantuar një të ardhme më rritje ekonomike dhe paqe. “Sot është një ditë e rëndësishme. Zgjedhjet janë një çështje serioze; ato nuk janë një lojë dhe shteti nuk është një lodër. Kam besim se do të ketë pjesëmarrje të madhe pasi njerëzit do të duan të tregojnë jo vetëm vendosmërinë e tyre por edhe të zgjedhin të ardhmen për veten, prindërit, fëmijët dhe të dashurit e tyre. Mendoj se qytetaret do të zgjedhin vazhdimin e progresit ekonomik dhe faktin që Serbia të jetë mes atyre vendeve që kanë rritjen më të shpejtë ekonomike në Europë”.
Sa i përket pritshmërive personale, Vucic tha se beson “në një fitore të rëndësishme dhe bindëse. Besoj se çdokush do të marrë atë që meriton në përputhje me punën që ka bërë dhe pritshmëritë e qytetarëve për të ardhmen. Në të ardhmen do të jete thelbësore të ruajmë paqen, stabilitetin dhe progresin e rëndësishëm ekonomik”. (A2 Televizion)