
Krijimi i Asociacionit është kushti për rikthimin e serbeve të Kosovës në institucione. Kështu u shpreh presidenti Aleksandër Vuçiç, pas takimi që zhvilloi në Rashkë me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovës. Por sipas tij, Prishtina nuk është aspak e interesuar për formimin e asociacionit, por vetëm për njohjen “de facto” dhe “de jure”.
Teksa paraqiti 5 konkluzionet e takimit, Vuçiç, i cili shoqërohej nga kryeministrja serbe Ana Brnabic tha se Asociacioni duhet të formohet “ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel”.
Kërkohet gjithashtu reagimi urgjent i BE-së dhe institucioneve tjera në botë që institucionet në Prishtinë "ta ndërpresin menjëherë shkeljen e marrëveshjes për targat dhe të mundësojnë lëvizjen e papenguar të serbëve".
“Nuk kërkojmë asgjë më shumë se Prishtina, pa vonesë, të veprojë në përputhje me marrëveshjet në dialog, si dhe me të gjitha dokumentet tjera relevante të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kuptim, ekipi negociator serb autorizohet që në përputhje me të drejtat që i janë garantuar palës serbe në marrëveshjet e deritashme për targat, të bëjë përpjekje shtesë për gjetjen enjë zgjidhjeje kompromisi për këtë çështje”.
Një prej konkluzioneve të arritura në Rashkë, kërkon tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, i banuar me shumicë serbe, ndërsa në një tjetër thuhet se Serbia nuk ka ndikuar në vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në Kosovë, por se nuk dëshiron të dalë kundër këtij vendimi.
Duke ju referuar plagosjes së një pjesëtari të komuniteti serb nga policia e Kosovës më 10 prill, Vuçiç tha se Kurti po angazhohet çdo ditë që të ndodhin gjëra të shëmtuara dhe incidente. Serbet janë të frikësuar sipas tij, ndërsa qëllimi i Kosovës, sipas Vuçiç, është t’i provokojë ata në mënyrë që të shtyjë Beogradin drejt një konflikti me NATO-n.
“Qëllimi i tyre i vetëm është që të provojnë sa më shumë te tjerë e mundur në mënyrë që ta paraqesin vetëm si njëlloj Zelensky të kërcënuar dhe të na shtyjnë neve në një konflikt me NATO-n dhe të çlirojnë botën nga ato që sipas tyre janë shërbëtorë të rusëve”.
Vuçiç njoftoi stimuj ekonomike prej 28 milionë eurosh nga buxheti i Serbisë për serbët e Kosovës. (A2 Televizion)