
E ardhmja e procesit të zgjerimit ka nevojë për riformatim, përndryshe BE po humbet çdo lloj kredibiliteti në këtë proces. Këtë mendim shprehu në studion e “Absolut 4”, politologu Gjergji Vurmo. Sipas tij kjo është një situatë absurde dhe është radha e BE-së që të japë një sinjal mbështetjeje për vendet e Ballkanit Perëndimor, që siç thotë ai nuk mund mbeten peng i këtyre absurditeteve.
“Jemi në situatë absurde dhe unë mendoj që është radha e be të japë një sinjal për mbështetje dhe përfshirje në këtë kontekst. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë histori të ndërlikuar me njëra-tjetrën. Nuk mundet një proces zhvillimor të mbetet peng i të tilla absurditeteve. Ne kemi pasur , por historia nuk mund të rishkruhet nga politikanë aq më tepër nga politikanë populistë që shfrytëzojnë pozitat e forcës. Do të ishte gabim i jashtëzakonshëm, jo vetëm për këto dy shtete, por për vetë BE dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit që ka nevojë për një reset (riformatim) përndryshe be po humbet çdo lloj kredibiliteti”.
Edhe pse Vurmo thekson që në këtë situatë nuk ka vend për optimizëm, ai shprehet se BE nuk e ka luksin që të mbetet peng i absurditeteve të tilla.
“Nuk ka vend për optimizëm sa i takon zgjerimit këto ditë por shpresa vdes e fundit, unë mendoj se s amë shumë të vazhdojë Bullgaria të insisitojë në veton e saj aq më e vetmuar do të ndihet për aq kohë sa shtetet e tjera do të fillojnë të artikulojnë një nga një ashtu si edhe shtetet e tjera skeptike. Heshturazi kemi një OK nga Franca por asnjë sinjal. Nëse të gjithë këto shtete do artikulonin hapur në mbështetje të hapjes së negociatave për të dy vendet të cilat kanë mbajtur peng të dy vendet. Është një situatë absurde edhe për BE që nuk e ka luksin të mbetet peng i absurditeteve të tilla,. Bullgaria po insisiton duke bërë edhe një paralelizëm për një ngërç që ka pasur Maqedonia e Veriut. Aktualisht Bullgaria po kërkon lëshime që prekin identitetin etnik kombëtar të një shteti që është shumë e vështirë për t’u negociuar. Një marrëveshje e vështirë për të dyja palët, Zaev e ka provuar që është i gatshëm për një marrëveshje për të shkuar përtej opinionin publik si marrëveshja e Prespës që ishte hapi i duhur që duhet të ndërmerrte Maqedonia pas 3 dekadash bllokim”. (A2 Televizion)