
Werder Bremen nuk ka ende asgjë të sigurt për qëndrimin në Bundesligën gjermane, vitin e ardhshëm. 4 herë kampionët e Gjermanisë u përballën për herë të parë në "play out" kundër Heidenheim, skuadrës së Bundesligës 2 që kërkon ngjitjen ndërkohë që ndeshja u mbyll në barazim pa gola.
Përpjekjet e Werder-it të Milot Rashicës ishin të pamjaftueshme. Rezultati i kësaj sfide favorizon Heidenheim pasi do të luaj takimin e ardhshëm në shtëpi më 6 korrik.
Gjithçka mbetet e hapur për skuadrën që do jetë pjesë e elitës së futbollit gjerman, vitin që vjen, megjithatë frika e rënies është prezente më shumë se kurrë në kampin e Werder Bremen. (A2 Televizion)