West Ham fiton edicionin e dytë të Conference League, Fiorentina bie në fund

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 23:04 | Futboll

Anglezët e West Ham janë fituesit e edicionit të dytë të Conference League, kompeticionit të tretë më të rëndësishëm për klube në Europë, pasi mundën në finale 2-1 Fiorentinën.

Italianët e mbyllën pjesën e parë favoritë, por pa mundur dot të realizonin. Pjesa e dytë nisi me avantazhin e anglezëve, të cilët kaluan në avantazh me anë të një 11-metërshi të kthyer në gol nga Benrahma.

Fiorentina reagoi menjëherë dhe e gjeti golin e barazimit me anë të Bonaventura-s. Kur u mendua se ndeshja shkoi në shtesë, West Ham arriti të gjejë golin e fitores me Bowen.

Pas Romës sezonin e shkuar, West Ham bëhet skuadra e dytë që fiton Conference League. Në anën tjetër, skuadrat italiane humbën një tjetër mundësi për të fituar një trofe dhe tashmë shpresat e vetme mbeten tek Interi, i cili do të luajë finalen e Champions League në Stamboll më 10 qershor ndaj Manchester City-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos