Xhaçka: Nuk ka informacione për shqiptarë të prekur nga tërmeti në Turqi

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 13:57 | Aktualitet
Xhaçka: Nuk ka informacione për shqiptarë të prekur nga

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se deri tani, zyrtarisht nuk ka informacione për shtetas shqiptarë që të kenë humbur jetën nga tërmeti që goditi Turqinë të hënën.

“Nuk kemi asnjë informacion për qytetarë me nënshtetësisë shqiptare që të kenë qenë pjesë e zonave të prekura apo që të kenë humbur kontaktet. Kemi pasur informacion për 10 familje me origjinë shqiptare, të parët e tyre të zhvendosur në Turqi 100 vjet përpara, të cilët fatmirësisht janë në kontakt me të afërmit e tyre, pa çka se e kishin humbur më parë”, tha ministrja gjatë një konference për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Numri i viktimave nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi dhe Siri ka kaluar 11 mijë. Shifrat zyrtare të autoriteteve të të dyja vendeve tregojnë se saktësisht deri tani janë konfirmuar 11 104 persona që kanë ndërruar jetë.

Në Turqi, numri i viktimave është rritur në mbi 8500, ndërsa 50 mijë të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur. Shifrat i konfirmoi Presidenti Recep Tayyip Erdogan të mërkurën, pasi vizitoi zonat e prekura.

Në Siri, të paktën 2500 persona kanë vdekur si pasojë e tërmeteve. Shifrat konfirmohen nga autoritetet zyrtare por edhe nga rebelët që kontrollojnë një pjesë të territorit atje.

Të gjitha agjencitë lokale dhe ndërkombëtare që po punojnë në terren dhe po monitorojnë situatën raportojnë se shifrat do të rritet edhe më tepër. Edhe pse shumë njerëz kanë mbetur ende nën gërmadha, shpresa për t’i nxjerrë të gjallë shuhet me kalimin e orëve, edhe për shkak të kushteve të rënda të motit, me temperaturat që janë tepër të ulëta.

A2 CNN raporton live nga Turqia. Ekipi ynë ndodhet në Gaziantep, epiqendrën e tërmetit. Na ndiqni për zhvillimet e fundit.

Goditja e parë e madhe u regjistrua të hënën, në orët e para të mëngjesit, me mganitudë 7,8. Disa orë më vonë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 7,7, ndërsa pasgoditjet deri tani numërohen mbi 100, disa me magnitudë mbi 5.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, ky është tërmeti më i rëndë që ka goditur vendin në më shumë se 100 vite. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/08/rendohet-bilanci-tragjik-mbi-11000-viktima-nga-termetet-ne-turqi-e-siri/
https://a2news.com/2023/02/08/a2cnn-nga-epiqendra-e-termetit-ne-turqi-blloqe-te-reja-banimi-jane-shembur-qytetaret-kane-fjetur-ne-automjete/
https://a2news.com/2023/02/08/momenti-prekes-kur-vogelushja-mbron-koken-e-vellait-nen-germadha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos