Xhaçka: Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 15:15 | Politikë
Xhaçka: Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, reagoi pas miratimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Xhaçka theksoi se tani “Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare”.

https://a2news.com/2022/07/16/maqedonia-e-veriut-pro-propozimit-francez-qeveria-siguroi-68-vota-opozita-bojkotoi-votimin/

“Më në fund rruga është e qartë! Urime Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez, duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE. Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar 3 vite! Momenti për të kompensuar kohën e humbur”, shkruan ministrja Olta Xhaçka në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/16/rama-negociatat-per-anetaresimin-e-shqiperise-ne-be-skane-me-asnje-pengese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos