Xhaferllari apo Vorpsi? Xhafaj sulmon Vitore Tushën

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 14:07 | Politikë
Xhaferllari apo Vorpsi? Xhafaj sulmon Vitore Tushën

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zgjodhi Twitter-in për të reaguar mbi përplasjen mes Presidentit dhe Kuvendit për Gjykatën Kushtetuese.

Ai shigjetoi anëtaren e Kushtetueses, Vitore Tusha, duke ngritur pyetje se në cilin rast duhet t’i besojë, atëherë kur listoi Marsida Xhaferllarin si anëtarë të Kushtetueses, apo kur si nënkryetar e KED shpalli Arta Vorpsin të tillë.

Xhafaj nuk e konsideron Marsida Xhaferllarin anëtarë të Kushtetueses, pasi, sipas tij, nuk i plotëson kushtet.  

I paligjshëm është konsideruar nga Xhafaj edhe dekreti i Presidentit për Xhaferllarin: "Zbatimi i Reformës në Drejtësi kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/15/gjykata-kushtetuese-njeh-marsida-xhaferllarin-si-anetare-te-saj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos