
Socialistët kanë nisur votimin sipas parimit një anëtar një votë për të zgjedhur delegatët e Kongresit.
Për herë të parë, në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së testohet votimi elektronik dhe online. Votimi po testohet në njësitë administrative numër 8 të Bashkisë Tiranë, por me vendvotim selinë qendrore të partisë.
Madje, duke i dhënë rëndësi mënyrës së këtij votimi, kryeministri Rama, pasi bëri zgjedhjen e tij për delegatët e kongresit tha se votimi elektronik është plotësisht i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Për zgjedhjen e delegatëve, partia Socialiste ka hapur në të gjithë vendin 365 vendvotime, ndërsa 47% e kandidatëve për delegatë janë femra. (A2 Televizion)