
Edhe pse sezoni për ekipin e Liverpool nuk ka përfunduar, e ardhmja e futbollistit kosovar Xherdan Shaqiri është larg “të kuqve”.
Futbollisti i Kombëtares zviceriane po luan sezonin e parë me Liverpool, por me shumë mundësi mund të jetë i fundit për të.
Shaqiri pati një paraqitje dinjitoze në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Barcelonës në Champions League, por paraqitja e tij gjatë sezonit duket se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të Liverpool.
Sipas disa mediave britanike, “The Reds” do të hedhin Shaqirin në treg pasi kanë si synim të afrojnë në skuadër yllin e ri të Villareal, Samuel Chukwueze. (A2 Televizion)