
Bayern Munchen nuk ka falur as Kupën e Gjermanisë, duke i bërë një tjetër “dhuratë” dy lojtarëve Robben dhe Ribery.
Skuadra e drejtuar nga Niko Kovac fitoi pastër 3-0 në finale ndaj Leipzig. Bayern dominoi takimin, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren e Kupës.
Polaku Lewandowski shënoi në pjesën e parë, ndërsa francezi Koman dyfishoi shifrat në pjesën e dytë. Në fundin e takimit, sërish Lewandowski, vulosi rezultatin në 3-0.
Pak minuta, Kovac rezervoi edhe për Robben dhe Ribery, të cilët edhe pse nuk arritën të shënojnë në këtë finale, sërish e mbyllin sezonin dhe aventurën e tyre me Bayernin me dy trofe. (A2 Televizion)