Xhirime gomash dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, arrestohet 34-vjeçari nga Erseka

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 17:43 | Kronikë
Xhirime gomash dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të

Një 34-vjeçar në Ersekë është vënë në prangat e Policisë, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Sipas burimeve nga Policia, i riu kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin e tij dhe gjatë shoqërimit në Komisariat ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Ndërkohë bëhet me dije se janë proceduar penalisht edhe 8 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

“DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në qytetin e Ersekës, nuk i është bindur shenjës së punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Pas testit të alkoolit rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos