Qëlloi në ajër me armën e shërbimit, Balla përjashton gardistin! VIDEO nga sherri

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 12:47 | Kronikë
Qëlloi në ajër me armën e shërbimit, Balla

Përdorimi i armës së shërbimit në një sherr familjar për pronën, i ka kushtuar vendin e punës inspektorit M.N.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ai është përjashtuar nga radhët e Gardës së Republikës, e ndërsa aktualisht ndodhet në komisariat ku po merret në pyetje.

“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.  Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, thuhet në njoftim.

M.N. dhe familja e tij u përfshi në një sherr me një tjetër familje në Hamallaj për pronën. Në agravim e sipër të situatës, ai nxori armën e shërbimit dhe qëlloi në ajër, për fat nuk pati të lënduar. A2 CNN sjell video nga momenti i sherrit, teksa shihet se anëtarët e 2 familjeve janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/30/2-familje-ne-hamallaj-sherr-per-pronen-punonjes-i-gardes-perdor-armen-e-sherbimit-dhe-qellon-ne-ajer/

A2 CNN Livestream

Latest Videos