2 familje në Hamallaj sherr për pronën, punonjës i Gardës përdor armën e shërbimit dhe qëllon në ajër

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 12:21 | Kronikë
2 familje në Hamallaj sherr për pronën, punonjës i

Dy familje janë konfliktuar me njëri-tjetrin mesditën e kësaj të diele në Hamallaj, për çështje pronësie.

Në sherr janë përfshirë 6 persona, mes tyre edhe një punonjës i Gardës. Gjatë konfliktit, ky i fundit ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit, ku për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

6 personat janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje.

"Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë".

Njoftimi i Policisë

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos