Ylli i SuperBowl kishte “parashikuar” titullin dhe shëtitjen në “Disney World”

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 15:24 | Sporte të tjera

Në Shtetet e Bashkuara ai është njeriu i momentit. Pas triumfit në finalen e SuperBowl, shpalljes MVP si gjatë sezonit të rregullt ashtu edhe në finale apo rekordit si lojtari më i ri që arrin këto suksese, ylli i Kansas City Cheefs, Patrick Mahomes zhvilloi paradën me trofeun, në parkun e mirënjohur të lojërave në Florida.

Por ajo që ka befasuar të gjithë ishte se suksesi dhe shëtitja në “Disney World” ishte diçka e parashikuar nga 25-vjeçari 7 vite më parë. Në një postim në Twitter në vitin 2013, Mahomes kishte shkruar: “Vë bast që është një ndjesi e shkëlqyeshme, të jesh lojtari që thotë po shkoj në “Disney World” pasi fiton SuperBowl”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos