
“Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”. Ky ishte komenti i parë i kryeministrit Ramush Haradinaj, për konfirmimin e tezës së shkëmbimit të territoreve nga homologu i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.
Haradinaj, në një status në “Facebook” premton se askush nuk do ta ndajë popullin e Kosovës. Në telefonatë, Zaev thotë se plani i ndarjes nënkupton që Serbia të marrë 10 komuna nga Kosova.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut mendonte se po bisedonte me ish presidentin ukrainas, Petro Poroshenko dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. (A2 Televizion)