Zbardhet vrasja makabre e Caroline Crouch në Greqi, bashkëshorti i saj pranon se është ai vrasësi

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 19:43 | Bota

Policia greke ka zbardhur vrasjen e Caroline Crouch, nënës së re të lindur dhe e rritur në Greqi, por me shtetësi britanike. Sipas raportimeve nga mediat greke, burri i saj, Charalambos Anagnostopoulos, ka pranuar se e ka vrarë vetë, kur ajo e kërcënoi se do ta linte dhe do të merrte me vete edhe fëmijën.

Sipas dokumentit të policisë, kishte të dhëna për fajësinë e pilotit 32-vjeçar, i cili u detyrua të pranojë krimin makabër.

Anagnostopoulos u kishte thënë fillimisht hetuesve se gruan ia kishin vrarë disa grabitës që i hynë në shtëpi, ndërsa atë e kishin lidhur.

Por, sot, pas 6 orësh marrje në pyetje, greku pranoi gjithçka. "Kur i vumë përpara provat, rrëfeu gjithçka", tha zëdhënësi i policisë, Apostolos Skrekas.

Ai shtoi se arsyeja e vrasjes ishte se disa orë përpara krimit, Caroline i kishte thënë atij se do ta linte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos