Zbardhja e dënimit, Salianji akuzon gjyqtarin Artan Gjermeni: Asnjë provë, ka falsifikuar faktet

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 14:04 | Politikë
Zbardhja e dënimit, Salianji akuzon gjyqtarin Artan Gjermeni: Asnjë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Salianji tha se konkluzionet e vendimit janë pikërisht ato të Prokurorisë dhe ato që kryeministri Edi Rama ka thënë kur doli përgjimi në janar të 2018.

“Dje, në ditë pushimi, gjyqtari i partisë nëpërmjet zëdhënësve të rilindjes ka shpërndarë vendimin e gjykatës në të cilën siç e kemi thënë dhe siç e shihni nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt! Vendimi i Gjermenit i shkruar nga partia, është vendim politik, fjalë për fjalë si pretenca që dha Rama pas publikimit të skandalit Xhafaj. Njësoj si dënimet për agjitacion dhe propogandë, gjyqtari i partisë thotë që është dëmtuar reputacioni publik i një krimineli të dënuar dhe që sot po kryen dënimin në Itali apo dëmtimi i reputacionit politik të ish-ministrit të brendshëm ndërkohë që menjëherë pas denoncimit, Agron Xhafaj, shkoi për të vuajtur dënimin”, deklaroi Salianji

“Vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe  gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti”, shtoi Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos