
Zbardhet vendimi i gjykatës për dënimin me 1 vit burg të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.
Akuza për kallëzim të rremë është arsyetuar nga gjykata për shkak të interesave politike të tij dhe të PD-së.
Në vendimin e saj, gjykata arsyeton dhe lidhjet e tij me të pandehurin Albert Veliu, i njohur si Babalja, i cili duket se për të arritur deri tek akuzat e ngritura është akomoduar në selinë e PD-së, vend ku dhe ka zhvilluar intervistat.
Gjykata në vendim thotë se biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps, të cilin Albert Veliu ia ka dorëzuar më pas Ervin Salianjit.
Sipas gjykatës, këtë mjet përgjues atij ia ka dhënë deputeti Salianji.
Vendimi mbyllet duke argumentuar se nga të gjitha provat dhe tabulatet telefonike rezulton se zërin e Agron Xhafës e ka bërë Fredi Alizoti.
Gjykata e Tiranës dënoi 4 të pandehurit e dosjes "Babale", mes tyre dhe ish-deputetin Ervin Salianji. (A2 Televizion)