
Pas Presidentit Ilir Meta, edhe Avokati i Popullit ngre Padi ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Objekti i padisë është shfuqizimi i neneve të caktuara në disa vendime të KED-së, që lidhen me procedurat e shqyrtimit, diskutimit dhe dërgimit të listave drejt institucioneve të emërtesës për vendet vakante në Kushtetuese dhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Gjykata Administrative e Apelit njofton se e ka regjistruar çështjen dhe shorti për shqyrtimin e saj ka përzgjedhur gjyqtaren Enkelejda Softa Metaliaj. (A2 Televizion)