Louis Vuitton mbylli javën e modës në Paris të martën me një koleksion ku ndërthurej stili retro, futuristik dhe sportiv i prezantuar nën sfondin e tingujve barok.
Në errësirë të plotë, audienca në oborrin e muzeut të Luvrit mbeti gojëhapur kur perdet u ngritën për të zbuluar 200 këngëtarë dhe aktorë të veshur me kostume epoke, nga shekulli i 15-të deri në vitet 1950.
Modelet u shfaqën me funde të valëzuara dhe xhaketa voluminoze, pelerina dhe pantallona të frymëzuara nga kostumet e garave.
‘Ky koleksion është një anti-look total”, thuhej në një shënim të stilistit Nicolas Ghesquière.
“Një shfaqje e nivelit të Nicolas Ghesquiere i cili është një stilist shumë i mirë. Ai i qëndron besnik siluetave të tij, personaliteteve të grave. Është një lloj lirie. Në një farë mënyre përfaqëson atë”, deklaroi Christian Louboutind.
Java e modës në Paris u eklipsua nga shqetësimet për koronavirusin. Disa kompani i anuluan shfaqjet, ndërsa në Milano, Armani prezantoi krijimet e reja me dyer të mbyllura. (A2 Televizion)