Fotot origjinale të Marilyn Monroe nxirren në ankand

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 16:42 | Showbiz

Janë nxjerrë në shitje fotografitë origjinale të para 70 viteve, ku shfaqet Marilyn Monroe duke xhiruar filmin e saj të famshëm “Niagara”. Bëhet fjalë për 198 fotografi, të realizuara thuajse 70 vite më parë, kur aktorja e madhe amerikane ishte vetëm 26 vjeç.

Ato janë realizuar nga fotografi kanadez Jock Carroll, dhe kanë mbetur pronë e familjes së tij prej asaj kohe. Tani, djali i tij Angus i ka nxjerrë në ankand bashkë me të drejtat e pronësisë dhe filmin, për një shifër që ekspertët mendojnë se do të kalojë 51 mijë dollarët. Kjo për faktin se “Niagara” konsiderohet si filmi i parë i madh i Monroe, që e katapultoi në Hollywood. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos