Për herë të parë do të kemi një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe.
Kjo valutë e re mban figurën e poetit të njohur Asdreni, shoqëruar me vargje nga Himni Kombëtar.
Njoftimi u bë nga Banka e Shqipërisë, e cila bën me dije se sot do të prezantojë dy prerjet e radhës të serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 lekë dhe 10000 lekë. (A2 Televizion)
