Olimpic Esports Series, për herë të parë Shqipëria përfaqësohet nga një pilot digjital

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 19:21 | Sporte të tjera
Olimpic Esports Series, për herë të parë Shqipëria

Për herë të parë, Shqipëria do të përfaqësohet nga një pilot shqiptar në Olimpic Esports Series, një bashkëpunim mes Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Indri Hoxha është piloti që do të mbajë ngjyrat kuqezi në Singapor dhe pritshmëritë nga 31-vjecari janë të mëdha. Ai stërvitet cdo ditë për orë të tëra, dhe objektivi mbetet një dhe i vetëm ngrejë sa më lart ngjyrat kuqezi.

Pasioni i Indrit për motorsportin ka më shumë se 10 vite që ka nisur. Edhe pse mbështetja është e pakët, Indri thotë se kurrë nuk ka menduar të heqë dorë. Sipas tij është një sport i kushtueshëm por adrenalina që ndjen është e papërshkrueshme.

Olimpik Esports Series do të nis këtë të enjte ndërsa gara e para për pilotin shqiptar është në 24 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos