Shqipëria ka një Kampion Olimpik Special! Notari Gersi Troka merr medalje ari

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 17:17 | Sporte të tjera
Shqipëria ka një Kampion Olimpik Special! Notari Gersi Troka merr

Notari Gersi Troka ka nderuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale, që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor. Ai ia ka dalë ë bëjë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, për rrjedhojë ka arritur që të marrë një medalje ari duke ngritur lart flamurin shqiptar.

Troka shkëlqeu në çerekfinale e gjysmëfinale, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë (3:04.70), duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale shqiptare.

Delegacioni Shqiptar përbëhet nga 10 atletë dhe 11 trajnerë, staf dhe vullnetarë ndihmës, të cilët kanë marrë pjesë në një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive për personat me aftësi të kufizuara intelektuale në rang Global.

Rreth 7000 atletë konkurrojnë nga data 18-25 Qershor 2023, në 26 disiplina sportive. Këto janë Lojërat e 16-ta Olimpike Speciale ku marrin pjesë 190 delegacione nga e gjithë bota të asistuar nga 20,000 vullnetarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos