Më pak se dy muaj nga nisja e Euro 2020, UEFA ka zyrtarizuar vendet që do të mirëpresin finalet e Kampionatit Evropian, që si asnjëherë më parë do të shtrihet në 12 qytete të ndryshme.
Kushti kryesor i UEFA-s ishte prania e tifozëve në stadium dhe për këtë arsye dy prej qyteteve të përzgjedhura u tërhoqën, pasi nuk mundën të garantojnë diçka të tillë prej masave të pandemisë.
Stadiumi i Sevijas Stadiumi i Sevijas Uembli i Londrës Uembli i Londrës "Hampden Park", i Gllasgout "Hampden Park", i Gllasgout Stadiumi Olimpik i Romës Stadiumi Olimpik i Romës Arena Kombëtare e Bukureshtit Arena Kombëtare e Bukureshtit "Puskas Arena", në Budapest "Puskas Arena", në Budapest Parken Stadion, i Kopenhagenit Parken Stadion, i Kopenhagenit Stadiumi Olimpik i Bakusë Stadiumi Olimpik i Bakusë Stadiumi Krestovski, i Shën Pjetërburgut Stadiumi Krestovski, i Shën Pjetërburgut Stadiumi Amsterdam Arena Stadiumi Amsterdam Arena
Bilbao dhe Dublini kanë hequr dorë nga organizimi dhe vendin e tyre do ta marrin Sevija (Spanjë), që ka një situatë nën kontroll sa i përket Covid-19 si dhe Shën Peterburgu, në Rusi.
Ndeshjet në Sevija do të luhen në La Kartuha, stadiumin me kapacitet prej 60 mijë vendesh ku këtë sezon u zhvilluan finalja e Kupës së Mbretit dhe Superkupa e Spanjës.
Mynihu u konfrimua gjithashtu në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi ishte në dyshim të vazhdueshëm nëse do të merrte dritën jeshile nga rajoni për lejimin e spektatorëve.
Euro 2020 do të shpërndahet në Romë, Kopenhagen, Bukuresht, Budapest, Amsterdam, Gllasgou, Baku, Londër Shën Pjetërburgu, Sevija dhe Mynihu. Secili prej vendeve do të presë 3 ndeshje në fazën e grupeve, një ndeshje të fazës me elimim direkt, ndërkohë që Londra do të mirëpresë gjysmëfinalet dhe finalen e madhe. (A2 Televizion)