
Sevilla mund të jetë qyteti spanjoll në cilin do të stacionohet një pjesë e kampionatit Europian. Pas rënies së Bilbaos për shkak të pamundësisë për të garantuar tifozë në stadium për ndeshjet e “Euro 2020”, Sevilla mund të marrë përsipër diçka të tillë, megjithatë konfirmimi do të vijë në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFAS.
Atje do të caktohen zyrtarisht 12 vendet që do të mirëpresin Europianin, ndërsa ka ende dyshime për zhvillimin e ndeshjeve në Dublin dhe Mynih.
9 qytetet e tjera e kanë konfirmuar mundësinë e organizimit. "La Kartuha" në Sevilla ka një kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe në të, u zhvilluan këtë sezon finalja e Kupës së Mbretit dhe Superkupa e Spanjës. (A2 Televizion)