Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë: Procesi s’është mbyllur, presim ankesat e subjekteve

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 15:14 | Kosova
Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë: Procesi

KQZ në Kosovë publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ndërsa zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, tha për A2 se tashmë subjektet politike mund të paraqesin ankesat e tyre.

“Me shpalljen e rezultatit përfundimtar, nuk përfundon procesi, pasi subjektet politike kanë afat 24 orë për të paraqitur ankesat e tyre në panelin zgjedhor, i cili ka 72 orë për ankesat dhe të marrë vendim lidhor me to. Më tej, pala e pakënaqur mund të vazhdojë Brenda 24 orëve ankimimin në Gjykatën Supreme, e cila ka 72 orë kohë për të marrë vendim. KQZ është i obliguar të presë vendimmarrjen e këtyre institucioneve dhe më pas të procedojë drejt certifikimin e rezultatit, ku përmbyllet edhe procesi zgjedhor. Mund themi se brenda 8 ditëve rezultatet e zgjedhjeve do të certifikohen.

Ata që mund të bëjnë ankesa janë subjektet politike dhe kandidatët. Ne nuk mund të paragjykojmë se kush mund të bëjë ankesë”, tha Elezi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/07/shpallen-rezultatet-perfundimtare-nisma-nuk-do-te-jete-pjese-e-parlamentit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos