Zef Mazi takohet me ministrin grek Varvitsiotis, diskutohet procesi i integrimit

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 16:49 | Politikë
Zef Mazi takohet me ministrin grek Varvitsiotis, diskutohet procesi i integrimit

Kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi, u takua me Ministrin e Jashtëm Përplotësues të Republikës Greke, zoti Varvitsiotis. Mazi dhe Varvitsiotis zhvilluan konsultime për bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Dy zyrtarët e lartë diskutuan ndikimin e vendimit pozitiv të Këshillit Europian në mars 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke e përshkruar atë si një vendim madhor, historik, për Shqipërinë, Kryenegociatori theksoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë konkluzionet e Këshillit me përgjegjësi dhe vendosmëri edhe më të madhe për të dhënë rezultate. Ai shprehu shpresën dhe besimin se rezultatet e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit do të pasohen nga vendimi i BE-së për të bërë të mundur hedhjen e hapit të radhës në rrugën e BE-së - mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në kohën më të shpejtë të mundshme.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të vijojnë kontaktet e ngushta, duke mbikëqyrur zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Përshpejtimin e Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, për të vazhduar diskutimin mbi çështjet e lidhura me BE-në, përfshirë mbështetjen politike për Shqipërinë për të hedhur hapin tjetër të mëtejshëm në rrugën e BE-së, si dhe për të dhënë mbështetje teknike për negociatat e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos