Zelanda e re ndër të parat shtete me normalitet pa kushte

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 16:59 | Bota
Zelanda e re ndër të parat shtete me normalitet pa kushte

Por ndërsa e gjithë bota, po e paguan me rritje të infektimeve, rihapjen graduale të jetës ekomike e sociale, Zelanda e Re mund ta shijojë pa frikë normalitetin, ashtu si në kohët e para pandemisë.

Kafenetë e klubet u tejmbushën sërish me njerëz, mënjëherë pasi qeveria e Jacinda Ardern njoftoi heqjen e të gjitha kufizimeve, përveç kontrolleve në kufi.  

Gjithashtu transporti publik nisi të operojë më kapacitet të plotë dhe palestrat mirëpriten klientë, pa kufizime në numër. Shteti ishullor është çliruar nga koronavirusi, e nuk ka asnjë rast aktiv.

Zelanda e Re është një prej shteteve të para në botë që i rikthehet normalitet të para pandemisë, pa kushte e kufizime të distancimit social, ashtu si në pjesën më të madhe të botës.

Rihapja erdhi pas disa muajsh kufizime, përfshirë një izolim strikt 7-javor, ku shumica e bizneseve, përveç atyre që ofronin shërbime thelbësore, mbyllën qepenat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos