
Britania reagoi ashpër kundër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili tha se ka një vend të veçantë në ferr për ata që mbështetën Brexit pa një plan të qartë veprimi.
Zyra e kryeministres Theresa May i kërkoi zyrtarit europian që të mendohet përpara se të flasë.
“I takon Donald Tusk që të vlerësojë nëse përdorimi i kësaj gjuhe na vjen në ndihmë”, thotë zëdhënësi i kryeministres britanike.
Ndërsa më të ashpra ishin reagimet e politikanëve të tjerë që mbështetën fuqishëm largimin nga BE. Shumë prej tyre nxitën Tusk që t’i kërkojë falje popullit britanik. (A2 Televizion)