“Zemërimi” me BE, Balla në “Absolut 4”: 95% e vaksinave në 10 shtete, duhet të ishin treguar më solidarë

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 21:22 | Politikë
“Zemërimi” me BE, Balla në “Absolut 4”: 95% e

Ka nisur në A2, këtë të hënë, emisioni më i ri “Absolut 4”, ku të ftuar janë sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ai i PD, Gazmend Bardhi, si dhe analistët Lutfi Dervishi dhe Afrim Krasniqi.

Në nisje të emisionit, Taulant Balla u pyet për procesin e vaksinimit në vendin tonë dhe “zemërimin” me Bashkimin Europian. Balla u shpreh se aktualisht 10 vende kanë marrë 95% të vaksinave. Ai tha se BE duhet të ishte treguar më solidare.

https://a2news.com/2021/01/18/rama-sulmon-serish-be-per-vaksinen-nuk-pa-pertej-kufijve-te-vetvetes/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

“Kemi pasur dakordësi të plotë për miratimin e aktit normativ prej të cilit përfitohet vaksina, e cila do të jetë falas. Besoj se kjo çështje nuk duhet të bëjë politikë. Më ka bërë përshtypje diskutimi se nga erdhi vaksina, ku hyri, si hyri? E rëndësishme është që ne jemi sot krahas vendeve anëtare të BE, në të njëjtën fazë me ata për të mbrojtur ata që janë në vijën e parë të frontit.

Sot, 95 % e vaksinave ndodhen vetëm në 10 vende të botës. Besoj që biem të gjithë dakord që në këtë aspekt, BE duhet të ishte treguar më solidare. Sa kohë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende që ose kanë marrë statusin e vendit kandidat ose janë duke firmosur marrëveshjen e stabilizim-asocimit, për 23 milionë banorë, unë mendoj se në duhet të ishin përfshirë. Bëhet fjalë për një çështje fryme”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/18/krasniqi-ne-absolut-4-mazhoranca-nuk-e-ka-sjelle-ndryshimin-por-eshte-fat-per-te-pasi-ska-opozite/
https://a2news.com/2021/01/18/balla-flet-per-merkaton-e-ish-ministrave-te-lsi-eshte-nje-parti-ne-shkermoqje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos