Meta reagon ndaj Ramës: Vjen në Vlorë kur del dielli, mua s’më shpëton as kamerdarja

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 16:26 | Politikë
Meta reagon ndaj Ramës: Vjen në Vlorë kur del dielli, mua

Pak ditë më parë, Rama u shpreh se opozita dhe presidenti Meta përdorin problemet me të cilat përballet vendi si një kamerdare shpëtimi.

Nga Vlora, Meta reagoi ndaj kryeministrit, duke thënë se ai vjen në Vlorë kur del dielli dhe jo kur qyteti ka probleme.

“Jam me fat që nuk isha në Vlorë kur ndodhi përmbytja e madhe, pasi as kamerdarja nuk do të më bënte derman mua. Faleminderit Zotit që keni shpëtuar të gjithë ju.

Sa i takon kryeministrit, ai do të vinte në Vlorë pasi të dilte dielli”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/15/rama-opozita-dhe-meta-nen-uje-nusretin-dhe-tiren-duan-ta-bejne-kamerdare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos