Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta pas mesnatës në autostradën Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Piraj. Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur dy persona.
Nga burimet në vendngjarje mësohet se në aksident janë përfshirë një zetor dhe një automjet tip Wolkswagen.
Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Lezhës. (A2 Televizion)