Zgjatet përsëri me tre muaj afati i hetimit për Adriatik Llallën

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 14:51 | Kronikë
Zgjatet përsëri me tre muaj afati i hetimit për Adriatik

Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjatur me tre muaj afatin e hetimit  për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Kjo është hera e dytë që hetimet shtyhen për 3 muaj, pasi një vendim i tillë ishte marrë edhe në 27 mars.

Paraardhësi i Arta Markut po hetohet nga Krimet e Rënda që prej marsit 2018 për katër vepra penale, mes të cilave “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim të parave”.

Vendimi i marsit për shtyrje të hetimit nuk është pritur mirë nga ish-kryeprokurori, i cili e ka kundërshtuar atë në Gjykatën e Krimeve. Edhe këtë herë, zgjatja e hetimit është ankimuar nga Llalla, ankim që pritet te shqyrtohet në 3 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos