Basha nga SPAK: Çështja “Toyota” nuk është mbyllur, jemi në dispozicion të drejtësisë, duan apo nuk duan të korruptuarit dhe ata “non grata”

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 19:15 | Politikë
Basha nga SPAK: Çështja “Toyota” nuk është

Lideri i Partisë Demokratike ka dalë nga godina e SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurorët belgë që hetojnë mbi çështjen e njohur tashmë si ajo “Toyotës”.

“Kam kënaqësinë të jem sërish në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge, të cilët kanë konfirmuar, duke hedhur poshtë gënjeshtrat, që çështja nuk është mbyllur, paratë e konfiskuara nuk janë kthyer, dhe hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia është e vendosur të shkojë deri në fundit. Në këtë kuadër, për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme do bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe në veçanti lidhjeve të krimit të organizuar me politikën, që po shkatërron përditë vendin”, deklaroi Basha.

https://www.youtube.com/watch?v=824uqLebI6g

Lideri demokrat vijoi duke thënë se “është mision që nuk më përket vetëm mua,  por Partisë Demokratike në emër të gjithë shqiptarëve. Krimi i organizuar është kudo por përmasat në Shqipëri janë unike. Unë dhe PD jemi në dispozicion te drejtësisë belge dhe në përgjithësi, duan apo nuk duan të korruptuarit, "non grata" e shpallur dhe të pashpallur”, nënvizoi Basha në dalje të SPAK.  

https://a2news.com/2022/02/10/me-118-vota-pro-miratohet-zgjatja-e-afatit-te-organeve-te-vetingut/

Basha shtoi se “punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë mbështetjen e PD që të ecin përpara, prandaj financohen nga taksapaguesit shqiptarë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos