Zgjedhja e Begajt, Presidenca: Do të respektojmë votën e kuvendit

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 12:47 | Politikë
Zgjedhja e Begajt, Presidenca: Do të respektojmë votën e kuvendit

Presidenti i Republikës ka reaguar në lidhje me kandidaturën e Bajram Begajt të propozuar nga socialistët për kreun e shtetit. Përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, Meta sqaron se President i Republikës do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Për t’u bërë President, Begaj duhet të marrë firmën e Ilir Metës, pasi ligji për Forcat e Armatosura sanksionon se ushtarakët aktivë duhet të dalin në lirim përpara se sa të zgjidhen apo emërohen në poste të tjera, ku socialistët duket se e kishin menduar edhe këtë fakt.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”.

Kujtojmë se Presidenti Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Stamboll dhe vendimi për Begajn duhet të merret përpara seancës së orës 18:00 kur është parashikuar edhe votimit. 

Në mbledhjen e grupit socialist Taulant Balla u shpreh se grupi ka marrë masat që kjo kandidaturë të mos bllokohet as nga Ilir Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/04/begaj-president-berisha-akt-antikushtetues-dhe-i-rrezikshem-meta-te-mos-lejoje-kete-dhunim-flagrant/
https://a2news.com/2022/06/04/balla-nese-meta-nuk-pranon-shkarkimin-e-begajt-nga-detyra-e-shefit-te-shtabit-te-pergjithshem-te-fa-kemi-menduar-zgjidhjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos