Kandidati për president, socialistët depozitojnë kandidaturën në Kuvend

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 12:12 | Politikë

Socialistët kanë depozituar në Kuvend kandidaturën e gjeneral Bajram Begajt për president.

Ishin 37 deputetët propozues, me në krye firmën e kryeministrit Edi Rama, që i dërguan kërkesën kryetares se Kuvendit Lindita Nikolla.

Bajram Begaj mori dje mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Sipas Edi Ramës, ish-shefi I shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë në vend, ndërsa kryetari i grupit Taulant Balla nënvizoi se Begaj tashmë ka dhënë dorëheqjen nga postet ushtarake.

https://a2news.com/2022/06/04/rama-begaj-permbush-nevojen-alarmante-qe-ka-presidenca-per-nje-njeri-normal/

Bajram Begaj ka një karrierë të gjatë në ushtri. Studimet e tij për mjekësi ika ndërlidhur me pozicionet të ndryshme ushtarake, që nga drejtimi i Spitalit të Traumës deri tek dekorimi si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. 

Në vitin 2014 ai ka marrë gradën Gjeneral Brigade, gradë e cila i hapi edhe rrugën për t’u ngjitur në krye të shtabit të ushtrisë.

https://a2news.com/2022/06/03/grupi-i-pd-kandidati-per-president-u-caktua-nga-mafia-e-pronave-shteterore/

Opozita ka kontestuar kandidaturën e Begajt, me eksponentë si Genc Pollo që e kanë akuzuar atë “si përgjegjës për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos