Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla kërkon nga SPAK hetim për 21 janarin, Gërdecin dhe non-gratat

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 17:21 | Politikë
Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla kërkon nga SPAK hetim

Thirrjet e socialisteve ndaj SPAK për të hetuar dosje të së shkuarës kur në qeverisje ishin demokratët, u bënë pjesë e mbledhjes së Këshillit të integrimit që në fokus kishte pikërisht ecurinë në luftën ndaj korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve nga Komisioni Europian.

Përveç 21 Janarit dhe Gërdecit, Taulant Balla kërkoi vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme edhe ndaj personave të shpallur non-grata nga SHBA.

“Përse nuk hetohet 21 Janari, përse nuk hetohet Gërdeci. Cili është opinioni i prokurorisë për non-gratat”, i radhiti kreu i grupit parlamentar i PS-së.

Pyetjet morën përgjigjen e prerë të kreut të SPAK, Arben Kraja, i cili solli në vëmendje vijat e kuqe që përcakton ligji.

”Ligji që keni miratuar ju nuk me lejon të flas për çështje konkrete. Kujtojmë që struktura nuk ka qenë e kompletuar pasi kemi 5 muaj që është bërë funksionale BKH”.

Kreu i SPAK mori në mbrojtje demokratët të cilët i cilësuan si të papraneushme ndërhyrjet e politikës në punët e drejtësisë.

Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit raportuan edhe Prokurori i përgjithshëm dhe Ministri i Drejtësisë, ndërkohë që për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve u ra dakord që të mbahej një tjetër seancë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos