
Në do të mbrojmë vlerat e së djathtës përballë komunistëve në Tiranë. Ishte premtimi që Enkelejd Alibeaj bëri para strukturave të PD-së ne Tiranë, ku prezantoi edhe kandidatin Roland Bejkon.
Ai shtoi me tej se PD mbështet nga SHBA, Britani e Madhe dhe kjo nuk është pak.
“Panorama politike është e tillë kur të gjithë të majtat janë bërë bashkë dhe do të duan që të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis së majtës; socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit apo dhe të majtëve të Ilir Metës. Kemi mbështetje ata që i janë ndodhur këtij vendi 1 shekull më parë, Perëndimin. Nuk jemi qendrestarë, por një rreze drite e shprese të qytetarisë”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)