Zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja Kim viziton KQZ

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 10:19 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja Kim viziton KQZ

Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore dhe regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet bashkiake, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe kryetarja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Christine Hohman, zhvilluan një takim me Ilirjan Celibashin.

Takimi që zgjati rreth 45 minuta mësohet të ketë pasur në fokus organizimin e procesit zgjedhor dhe vjen një ditë pas intervistës së ambasadores Kim për “Zërin e Amerikës” ku foli me tone të ashpra ndaj personave të shpallur “non grata” dhe që zhvillojnë fushatë për vendoret e 14 majit.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.

Kjo, tha ambasadorja, përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Pritshmëritë e Uashingtonit, tha ambasadorja Kim, janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos