Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ kallëzon penalisht rastet e dyshimta ku një shenjë gishti është skanuar për dy persona

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 11:35 | Aktualitet
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ kallëzon penalisht rastet e dyshimta ku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kallëzojë penalisht të gjitha rastet e dyshimta, ku shenja biometrike e një personi është gjetur në dy qendra votimi të ndryshme në pajisjen e identifikimit elektronik gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas KQZ-së, bëhet fjalë për 448 raste të dyshimta, ku e njëjta shenjë gishti është skanuar nga Pajisjet Elektronike të Identifikimit në orare të ndryshme për 2 persona të ndryshëm, duke lidhur një shenjë gishti me dy persona.

Krahas kësaj, KQZ-ja vendosi të kallëzojë penalisht 71 numërues për deformim të vullnetit të zgjedhësve, si edhe t’i kërkojë komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve të marrë masë administrative për 32 sekretare të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Rastet e dyshimta, KQZ-ja i zbuloi pas verifikimit të materialeve zgjedhore ku u hapën materialet zgjedhore të 519 qendra votimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos