Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ teston identifikimin elektronik në Kukës

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 16:34 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ teston identifikimin elektronik në Kukës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar në Kukës testimin e dytë pas Tiranës të verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve në votime. Ky proces pritet të aplikohet në të gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.

Në ambientet e improvizuara si qendër votimi, kanë marrë pjesë mbi 50 persona, ku është improvizuar edhe tentativa për të votuar në një qendër tjetër votimi.

Lealba Pelinku, nënkomisionere shtetërore e zgjedhjeve, u shpreh se testimi për verifikimin dhe regjistrimin e votuesve në kushte normale rezultoi me sukses dhe në dy testimet nuk ka patur kontestime.

Gazmend Hallaçi, komisioner ndër vite në qendra votimi, krahason metodën e vjetër të verifikimit të zgjedhësve me metodën e re elektronike: “Ishte një metodë shumë e lehtë. Ishte procedurë shumë e thjeshtë për këdo që shkonte për të votuar”.

Gjatë procesit të testimit të sistemit elektronik, kanë marrë pjesë përfaqësues nga KQZ dhe përfaqësues lokalë të forcave politike të Qarkut të Kukësit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos