Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: S'ka raportime në KQZ për shitblerjen e votës

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 19:41 | Politikë
Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: S'ka raportime në KQZ për

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, gjatë një komunikimi me gazetarët theksoi se në përgjithësi procesi i votimit të 6 marsit ishte i rregullt dhe pa incidente, duke përjashtuar këtu disa problematika me aparaturat e votimit elektronik.

Celibashi tha se nuk ka raportime për shitblerje vote, ndërsa u shpreh se sipas tij, zgjedhjet e ardhshme mund të administroheshin jo vetëm nga partitë politike, por edhe nga punonjës të ndryshëm.

“Kemi pasur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo probleme të karakterit administrativ. Të paktën për KQZ nuk rezulton të ketë pasur denoncime për shitblerjen e votës. Do shihen në vijim se mbase dikush ka evidentuar probleme të tilla”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos